Takimi me studentët, Flamur Golemi “thumbon” PD-në: Nuk na pengon dot çadra e vogël e mbushur me dëshpërim

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe i koordinatori i PS në Gjirokastër, Bledi Çuçi, kanë zhvilluar një takim me një grup studentësh. I pranishëm ishte edhe kreu i PS Gjirokastër, Flamur Golemi si dhe drejtoresha e Arsimit, Lindita Rova.

Teksa poston foto të takimit në Facebook, Golemi shkruan se ishte një takim fantastik, ku ndau me studentët rrugëtim e tij profesional dhe përfshirjen në politikë.

Këtë të fundit e cilëson jo si qëllim në vetvete, por si mjet për t’i shërbyer qytetarëve dhe për të bërë më të mirën për Gjirokastrën. Në fund të mesazhit të tij, ai “thumbon” edhe opozitën që prej 50 ditësh proteston në çadër.

“Projekti ynë për Shqipërinë që duam, nuk ka për të qenë peng i çadrës së vogël e të mbushur me dëshpërim të madh, prandaj forca çuna e goca, ta çojmë përpara këtë përpjekje të përbashkët”, shkruan Golemi.

Image may contain: 1 person, sitting and indoor

Image may contain: 3 people, people sitting and indoor

Image may contain: 6 people, people sitting and indoor

Image may contain: 6 people, people sitting and indoor

Image may contain: one or more people, people sitting and indoor