Taksat e reja që do paguajnë drejtuesit e automjeteve

Autostrada2Kush ka një makinë në përdorim, pavarësisht të re apo të vjetër, do të paguajë të paktën 10 mijë lekë si taksë vjetore. Nga vendosja e dyshemesë prej 10 mijë lekësh pritet të preken rreth 200 mijë shoferë. Nga vendosja e taksës dysheme, qeveria pret të mbledhë rreth 636 milionë lekë gjatë një viti.

“Panorama” shkruan se në relacion thuhet se aktualisht janë 193 mijë automjete në Shqipëri, për të cilat taksa e makinave është nën 10 mijë lekë. “Në harmonizim të trajtimit fiskal të karburanteve për efekt të ndotjes së ambientit dhe përdorimit të infrastrukturës rrugore, do të vendoset një taksë dysheme jo më pak se 10 mijë lekë në vit. Pra, minimumi i taksës është 10 mijë lekë për të dyja efektet negative që sjell përdorimi i makinës: ndotjen e ambientit dhe përdorimin e infrastrukturës rrugore”, theksohet në relacionin e qeverisë.

Gjithashtu do të hiqet përjashtimi nga taksa e makinave të përdorura për mjete me vjetërsi nga 0-3 vjet. Aktualisht janë 17 mijë mjete me vjetërsi 0-3 vjet. Përfshirja e këtyre mjeteve në pagesën e taksës dysheme prej 10 mijë lekësh në vit është bazuar në argumentin se këto mjete përdorin infrastrukturën rrugore dhe për këtë shërbim duhet të paguajnë një taksë dysheme”, thekon dokumenti qeveritar.