Tatimorët nisin aksionin në Libohovë, kontrolle për kasën fiskale dhe kuponin

CMIMI-I-KASAVENë kuadër të aksionit kombëtar kundër evazionit fiskal dhe informalitetit në ekonomi, inspektorët e Tatimeve të Gjirokastrës kanë qenë ditë e fundit edhe në Libohovë. Në të gjitha bizneset që ushtrojnë aktivitet kryesisht në zonën e pazarit janë ushtruar kontrolle për kasat fiskale dhe lëshimin e kuponit tatimor.

Pothuajse asnjë biznes nuk është i pajisur me kasë fiskale, e jo më të lëshonte kupon tatimor. Inspektorët kanë realizuar kontrolle të befasishme edhe në orët e mbrëmjes.

Kanë vendosur gjoba, si dhe kanë pezulluar punën në disa biznese. Në raste të tjera kanë paralajmëruar për sekuestrim malli nëse nuk pajisen me kasë fiskale apo nuk lëshojnë kupon tatimor.

Kontrolle nëpër lokale kanë bërë edhe inspektorët e Shëndetit Publik, për të parë nëse akulli që shërbehet në pije ka apo jo baktere në nivele të larta.