Tavo ‘bëhet i gjallë’, ka një mesazh për 13 vjetorin e LSI-së

Deputeti i LSI-së në Gjirokastër, Vangjel Tavo, ka publikuar sot në faqen e tij në Facebook urimin me rastin e 13 vjetorit të themelimit të LSI-së.

Ky ishte reagimi i parë i Tavos që prej datës 12 gusht për situatën e zjarreve në Dropull. Ndërkohë s’kemi reagime të tij për çështje të tjera, ku më kryesoja është shpallja e qeverisë së re.

Zëra të ndryshëm thonë se Tavo përgatit terrenin për një largim të mundshëm nga LSI-ja drejt PS-së, por deri më tani këto mbeten thjesht në kuadër të spekullimeve.

Më poshtë urimi i tij për LSI-në.

Gëzuar Ditëlindjen LSI

Energjia, forca, vizioni dhe dëshira për ndryshim që ka transmetuar familja jonë politike ka mbjellë shpresë në zemrat e shqiptarëve dhe ka shërbyer si shtysë për hapa përpara në integrimin e vendit në familjen evropiane!

LSI e ktheu politikën tek rinia, dhe vazhdon të kontribuojë me një impakt të jashtëzakonshëm për një të ardhme më të mirë për vendin tonë.

#GezuarLSI