Tavo nis fushatën në Dropull, takohet me blegtorë e fermerë

Deputeti i LSI-së Vangjel Tavo ka zhvilluar së fundi një takim me fermerë dhe blegtorë të Bashkisë Dropull.

Ndonëse ky është një takim që bëhet në prag të aplikimeve në skemat subvencionuese në të mbjella dhe të imta, ai zhvillohet në kuadër të fushatës paraelektorale për zgjedhjet parlamentare.

Sipas Tavos në këto tre vite janë bërë përpjekje të mira për të ndihmuar fermerët dhe blegtorët, por sidoqoftë nevojat mbeten ende të mëdha, në mënyrë që të kemi një bujqësi konkurruese.

Deputeti i LSI-së apeloi për një fond më të madh në ndihmë të bujqësisë, si dhe për subvencionim të karburantit për fermerët. Ai shoqërohej në këtë takim nga drejtori i Bujqësisë në Gjirokastër. Ministria e Bujqësisë drejtohet prej LSI-së.

/Libohova Online/