Tavo nis fushatën në Greqi, merr me vete Ediola Brahan, të dytën në listën e LSI-së

Deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo zhvilloi këtë fundjavë takim me emigrantë të qarkut Gjirokastër që jetojnë e punojnë në Prevezë.

Sipas njoftimit të shpërndarë në Facebook nga vetë Tavo, ai shoqërohej në këtë takim nga kryetarja e LSI-së për Tepelenën, Ediola Pashaj Braha.

Kjo e fundit është njëkohësisht drejtoresha e spitalit Tepelenë dhe pritet të jetë e dyta në listën e LSI-së për deputetë të qarkut Gjirokastër.

Në funksion të kësaj është edhe dalja e saj me Tavon në takime elektorale.

“Kjo ishte hera e parë që përfaqësues të LSI takoheshin me këtë komunitet dhe unë falenderoj nga zemra të gjithë të pranishmit për një atmosferë tejet miqësore që na krijuan”, teksa e shoqëron mesazhin e tij me një foto të vetme, duke lenë të kuptohet që pjesëmarrja ka qenë e ulët në numër. Mungesa e grave në takim është një tjetër detaj që bën përshtypje.

/ArgjiroLajm.net/