Tavo thyen heshtjen, reagon pas humbjes: Sheshi i Çerçizit na përket vetëm neve!

Më në fund deputeti i vetëm i LSI-së në Gjirokastër, Vangjel Tavo, ka reaguar me një mesazh falenderues për mbështetësit e tij në zgjedhjet e 25 qershorit. Ndoshta reagimi ka ardhur pas ‘ngacmimit’ të ArgjiroLajm.net që më herët raportoi për heshtjen e LSI-së në Gjirokastër.

Më poshtë mesazhi i plotë i tij.

Një rini e mrekullueshme që tregoi se energjia e saj i jep shpresë qarkut tonë. Mbështetës plot dëshirë për ndryshim. Anëtarë të familjes sonë poltike plot përkushtim dhe zell për të punuar dhe sakrifikuar për kauzën tonë madhore të një të ardhme më të mirë për këtë trevë. Kjo është LSI – familja politike e punës, e guximit, kurajës dhe e burrërisë!

Bravo dhe mirënjohje të rinjve, anëtarëve, mbështetësve dhe votuesve të LSI të cilët me dedikim dhe sjellje shembullore ishit shembull drite edhe në momentet më të errta të kësaj fushate! Kjo betejë u simbolizua nga takimi ynë në sheshin e Çerçizit – sheshin e burrave, i cili nuk mirëpriti askënd përveç nesh!

Gjithmonë i juaji!