Tavolina “ViP” në festën e Libohovës

IMG_20140827_123213Eshte tashme tradite qe ne festen e pervitshme te Libohoves, krahas qytetareve qe festojne familjarisht apo ne grupe te ndryshme shoqerore, ka edhe nje tavoline zyrtare apo le te themi “Vip”. Keshtu ndodhi edhe kete vit, por ndryshe nga heret e tjera kjo tavoline ishte pozicionuar ne anen e siperme, aty ku dikur benin hije rrepet shekullore.

Vec Eni Cobanit dhe Saimir Kumbaros, qe si te thuash ishin te ftuarit speciale te mbremjes, e qe u nderuan nga Bashkia Libohove, ne tavoline ishin edhe dy ish-ministrat Spiro Ksera e Genc Ruli. Me tej tavolina perbehej nga disa ish-drejtore dhe funksionare publike te Gjirokastres ne kohen e qeverisjes se Partise Demokratike. Permendim ketu ish-drejtorin e Tatimeve dhe CEZ , Artim Biraci, ish-drejtoreshen e Autoritet Kombetar te Ushqimit, Antonela Lena, ish-drejtorin e Bujqesise, qe se fundmi garoi edhe per kreun e PD-se se rrethit, Shemsho Lamaj, kryekomunari i Lunxherise, Ilia Kuro etj. Nga te “zotet” e shtepise ishin kryebashkiaku i Libohoves, Altin Como, nenkryetari Adil Xhelili dhe kreu i keshillit bashkiak, Arben Isufati.

Me heret Libohova Online u interesua zyrtarisht prane bashkise per te mesuar nese mes te ftuarve do te ishin edhe perfaqesues te Prefektures apo Qarkut Gjirokaster, sic nuk kane munguar vitet e shkuara. Pergjigjja qe, se i ishte derguar ftese te gjitheve, perfshi ketu edhe deputete te tjere te qarkut, majtas dhe djathtas, por qe deri ne ate moment nuk kishte asnje konfirmim. Me tej eshte saktesuar se nga buxheti i bashkise nuk do te shpenzohej asnje leke per darken e shtruar me kete rast. Natyrisht qe mes tavolines “Vip”, vemendja me e madhe ishte te sharmantja Eni Cobani, e cila u cua disa here nga vendi per te respektuar qytetaret qe kerkonin te kishin kujtim nje foto me te, sigurisht edhe selfie.