Të 40-tat e çadrës/ Demokratët e Gjirokastrës që janë futur brenda dhe misteri i një fotografie

“Protesto, rezisto, fito”. Me këto fjalë e nis mesazhin e tij në Facebook kreu i PD-së në Gjirokastër, Roland Bejko, teksa postone edhe disa foto na çadra e protestës së opozitës në Tiranë.

“Përfaqësuesit e Gjirokastrës e gdhinë natën në Çadrën e Lirisë në ditën e 40 të protestës së Opozitës që kërkon qeveri teknike si garante për zgjedhje të lira e të ndershme. Shpirti i sakrificës së këtyre njerëzve meriton vetëm respekt dhe mirënjohje. Ata vijnë nga larg, në të ftohtë, me vështirësi të mëdha financiare, disa e kanë për herë të parë, e të tjerë janë prezent që nga dita e parë e protestës”, shkruan Bejko.

Bashkë me të në foto shihen disa ish-funksionarë të PD-së, si Dasho Aliko e Dragush Logli dhe ish-kryebashkiaku i Libohovës, Altin Çomo. Mes tyre ndodhet gjithashtu edhe anëtari i Kryesisë së PD-së, Enno Bozdo. Ndërkohë në fotot e publikuara nga Bejko bën përshtypje një prej tyre, ku i është mbuluar fytyra një personi. Nuk dihet cili është ky person dhe përse i është mbuluar fytyra.

/ArgjiroLajm.net/

Image may contain: 4 people, people sitting

Image may contain: 6 people, people sitting

Image may contain: 6 people, people sitting

Image may contain: 8 people

Image may contain: 1 person, sitting

Image may contain: 6 people, people sitting