Të dielën përzgjidhen grupet fituese të festivalit, në konkurrim edhe grupi i Libohovës

sdjkhasjkTë dielën do të përzgjidhet repertori që do të përfaqësojë Gjirokastrën në Festivalin Folklorik Kombëtar. Nga të tria rrethet do të përzgjidhen interpretimet më të mira, të cilat përbëjnë një program prej 30 minutash. Në jurinë përzgjedhëse bëjnë pjesë: Afërdita Jonuzi, Ermirmir Dizdari, Roland Çene, Rexhep Çeliku, Fitim Çaushi, Odise Kote, Fatmir Meçe dhe Shyqyri Hysi. Sot është zhvilluar një takim paraprak në Këshillin e Qarkut Gjirokastër, nën drejtimin e kreut të këtij institucioni, Sulo Muçobega. Festivali përzgjedhës do të zhvillohet në sallën e teatrit “Zihni Sako” në Tiranë. Pjesë e kësaj faze konkurruese është edhe grupi polifonik i Libohovës.