Të dyzetat e Kacifasit, shoqërohen 5 persona në Bularat, mes tyre edhe kreu i OMONIA-s

Të paktën 6 persona janë ndaluar nga policia e Gjirokastrës, mes të cilëve edhe kreu i OMONIA-s në Himarë, Fredi Bejleri. Mësohet se policia i ka ndaluar të shoqëruarit rrugës drejt fshatit Bularat, ku edhe po zhvillohej ceremonia përkujtimore e të ndjerit, Konstantino Kacifas. Kujtojmë se ceremonia përkujtimore e Kacifas ka zgjatur për rreth 90 minuta. Pas meshës në kishën e Bularatit dhe vizitës në varreza, rrethi i ngushtë familjar ka vijuar me drekën, ndërsa nuk ka pasur manifestime ashtu si në ceremoninë mortore. Por ndërkohë ka pasur kthime masive të shtetasve grekë që kanë dashur të hyjnë në territorin shqiptar për të marrë pjesë në ceremoninë e 40-ave të Kacifas.