Të fshehtat e limuzinës së Enver Hoxhës

zimNë vitin 1950 Enver Hoxha ka marrë si dhuratë nga Stalini një makinë luksoze Zim-12, e prodhuar nga fabrika ruse Gorki. Janë prodhuar më pak se 22 mijë copë në mes të viteve 1950 dhe 1960. 10 makina të tjera të llojit të njëjtë të destinuara për liderët kryesorë të partisë, erdhën në Shqipëri në 1954-n.

Në të kaluarën, e gjithë “Shqipëria” ndalej për të lënë që të kalonte limuzina, por tani që kohët kanë ndryshuar, edhe kjo limuzinë duhet të respektojë rregullat e qarkullimit.

Zim-12 i Enver Hoxhës ka shkelur rregullat ndalim parkimi dhe ajo është gjobitur (ndër të tjera, makina ka udhëtuar edhe me një dritë të thyer).

Libohova Online