Të hënën nis shiu dhe temperaturat zbresin 11 gradë

tmp_9024-vranesira_dhe_reshje_shiu1164518109Duket se kjo është fundjava e fundit me mot të mirë. Dielli do të shoqërojë vendin edhe të dielën, por temperaturat do të fillojnë zbritjen.

Nga e hëna mos harroni të merrni çadrat me vete pasi shiu nuk do të ndalet për gjatë gjithë javës.

Termometri do të zbresë 11 gradë. Sipas meteorologëve edhe muaji tetor do të vijojë të ketë temperatura deri 28 gradë dhe me reshje shiu, të cilat janë normale për stinën e vjeshtës.