Të kujt janë tokat e Dropullit?

faks-tokat-dropull
Faksimile per te verteten e tokave te Dropullit

Grekët janë të ardhur si bujqër në tokat e pronarëve gjirokastritë. Kjo është e vërteta e madhe, e cila plotësohet dhe me një fakt të ri, të siguruar së fundmi nga redaksia e gazetës “Java”. Janë pikërisht dokumentet arkivorë, të cilët janë përpiluar plot 70 vjet më parë, kur në Shqipëri ishte në drejtim pushteti mbretëror i Ahmet Zogut. Njihet tashmë saktësia dhe ashpërsia e administratës së shtetit të atëhershëm monarkik në drejtim të saktësisë së mbajtjes së dokumentacioneve zyrtare. Dokumentet në fjalë, që mbajnë siglat “tepër sekret” dhe që kanë qenë përpiluar pa ditur se një ditë do të shërbenin për pretendimet e reja të pasarëdhësve të atyre grekëve, të cilët do të vinin si argatë në tokat shqiptare, përbëjnë sot një argument të padiskutueshëm, në përgjigje jo vetëm të përfaqësuesit Geixh, por edhe të Presidentit aktual të Greqisë. 

Historia greke në jugun e Shqipërisë, e cila ka variuar përmes aludimeve dhe kundëraludimeve të pafundme mbi pronësinë e tokave ku banojnë minoriteti i tyre, kanë bërë që historianët dhe politikanët e tyre të abuzojnë shumë, deri në çështjet më delikate që ekzistojnë mes dy vendeve tona. Pretendimet absurde janë shpalosur sa herë janë paraqitur situata komplekse në marrëdhëniet politike. 

Në këtë kontekst, dokumentet, absolutisht të vërteta, të siguruara nga thellësitë 70-vjeçare të kaskadeve të arkivave tona, flasin saktësisht jo vetëm mbi pronësitë e tokave të minoritetit të rretheve Gjirokastër, Delvinë dhe Sarandë, por përcaktohen dhe listat e sakta të të gjithë pronarëve të tyre, të cilët janë nga qytetet e Gjirokastrës, Libohovës, Delvinës, Sarandës, si dhe të fshatarëve të zonës së Rrëzomës në Delvinë.

Mbi bazën e këtyre fakteve dhe të tjerash si këto, vërtetohet se minoriteti grek që jeton në tokat e Dropullit dhe të zonës së Libohovës në Gjirokastër, si dhe ai që jeton në komunat Finiq, Aliko dhe Mesopotam në Delvinë e Sarandë, nuk janë gjë tjetër, por toka, që u takojnë në pronësi shqiptarëve, por që përdoren nga grekofonët, të cilë tani pretendojnë për shkelje flagrante të të drejtave që u bëhet nga ana e palës shqiptare. Për ilustrim mund të zbardhim njërin prej këtyre dokumenteve që gjendet në Arkivin Qendror të Shtetit, Viti 1935, dosja 316, faqa 252. 

Dokumenti

Pas këtij dokumenti të zbardhur dhe në faksimile, dokumenti i radhës varion me listat e përcaktuara në shkresën e mësipërme, të cilat përcaktojnë emrat e veçantë të secilit pronar, sasinë e tokave që ka në pronësi, kufirin e tyre, vendndodhjen, si dhe të dhëna të tjera identifikuese. Çdo listë është e regjsistruar dhe portokolluar nën siglën “tepër sekret”, si shkresë më vete. Konkretisht, emrat e pronarëve që mbizotërojnë në këto lista përcaktohen nga fiset Malile, Tozaj, Shehaj, Toska, Çarçani, Aliko… etj.

Po ashtu, në vazhdimin e dosjes së radhës, pra, 226,  të Arkivave Qendrore të Shtetit që i përkasin vitit 1935, shpalosen radhazi hartat “tip gentplane” që evidentojnë të dhënat e pronësive të mësipërme për secilin territor./Fatos Veliu/ Java