Të martën del formulari A2, nuk do të ketë A3

Maturantet-provim_8Javën e ardhshme maturantët do të kenë mundësi të listojnë 10 degët që do duan të ndjekin në universitet. Të martën publikohet formulari A2. Maturantët edhe këtë vit janë të prirur në përzgjedhjen e degës së Drejtësisë dhe Ekonomisë. Edhe pse dhjetëra qindra studentë që kanë mbaruar këto degë vitet e mëparshme vijojnë të jenë pa punë, nuk ka ndikuar në tendencën e maturantëve për të zgjedhur pikërisht këto degë.

Celësi i suksesit të maturantit, veç provimeve me zgjedhje, rezultatet e të cilave tashmë janë të pandryshueshme, mbetet mënyra e plotësimit të formularit A2 nëpërmjet renditjes së 10 degëve ku duan të vijojnë studimet e larta. Ndryshe nga vitet e shkuara, sivjet nuk do të ketë formular A3. Specialistët vlerësojnë se degë ku ka më shumë mundësi punësimi janë Teknologjia e Informacionit, Mësuesia, si dhe Inxhinieria.