‘Të poshtër, turp të keni, vafshi në djall…’, thirrje kundër policisë në Bularat (VIDEO)

‘Të poshtër’, turp të keni”, ‘e vratë djalin’, ‘vafshi në djall’… këto ishin disa prej thirrjeve të banorëve në fshatin Bularat të Dropullit, teksa mbrëmjen e djeshme aty kishte ende prezencë të forcave policore. Siç shihet në videon më poshtë, teksa automjetet policore kalonin në fshat, banorët duartrokitën me ironi dhe lëshuan thirrje kundër policisë. Eskremisti grek Kostandinos Kaçifas u ekzekutua nga forcat RENEA pasi nuk pranoi të dorëzohej dhe vazhimisht qëllonte në drejtim të tyre.