Të rinj nga Gjirokastra e Libohova i bashkohen PS-së, Rama u jep kartën e anëtarësimit
January 29, 2016
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot në Vlorë një takim me të rinj e të reja nga rajoni i jugut, të cilëve u dorëzoi kartën e anëtarësimit në Partinë Socialiste.
Mes qindra të rinjve nga qytetet jugore të vendit kishte edhe nga Gjirokastra e Libohova. Edi Rama foli për domosdoshmërinë e reformimit të Partisë Socialiste njësoj siç qeveria e tij ka ndërmarrë disa reforma në këto dy vjet e gjysmë.
“Nuk ka se si Partia Socialiste, ndërkohë që po reformon tërësisht Shqipërinë, të mos reformojë thellësisht edhe veten”, u shpreh Rama.
I pranishëm në takim, koordinatori i jugut në PS, Koço Kokëdhima, theksoi nevojën e kolicionit me LSI-në. Nga prishja e këtij koalicioni tha Kokëdhima, fiton vetëm Sali Berisha.