Të shtëna me armë te Ura e Lumit në Gjirokastër, plagoset 39-vjeçari

policia-gjirokaster_dielli.al_Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri pas disa të shtënave në Gjirokastër.

I plagosuri është Jani Alia 39 vjeç nga Tepelena. Ky i fundit ka mbetur i plagosur në dorë, ndërsa është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:30 tek Ura e Lumit në Gjirokastër dhe nuk është bërë publike.

Nuk dihet asgjë rreth autorit të ngjarjes, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rastin.