Tenderi i pastrimit të Libohovës në vitin 2013, si u morën padrejtësisht 5 milionë lekë

plehrat-libohoveNë raportin e auditimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit evidentohet një tjetër abuzim me fondet publike nga Bashkia Libohovë.

Bëhet fjalë për tenderin e “Shërbim pastrimit, gjelbërimit dhe mirëmbajtjes së varrezave të qytetit Libohovë për vitin 2013”. Sipas KLSH-së, nga veprimet dhe mos veprimet e preventivuesit si dhe Bashkisë Libohovë, është shkaktuar një dëm ekonomik rreth 5 milionë lekë të vjetra.

Në fund KLSH i rekomandon Bashkisë Libohovë që operatori ekonomik fitues i këtij tenderi, “A.Ç”, të zhdëmtojë institucionin në vlerën rreth 5 milionë lekë të vjetra.

Në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, ky nuk është rasti i vetëm që janë kapur shkelje me vlera të konsiderueshme lekësh në tenderat e pastrimit, gjelbërimit dhe mirëmbajtjes së varrezave të Libohovës.

Në ditët e ardhshme, Libohova Online do të publikojë edhe pjesë të tjera të këtij raporti. Më poshtë pjesa ku flitet për abuzimin me tenderin e vititi 2013.

|Libohova Online|

klsh-raporti-ok