Tentativë për vrasje, një i ndaluar dhe një tjetër i shpallur në kërkim

Policia-GjirokasterPolicia e Gjirokastrës ka ndaluar një person në lidhje më ngjarjen e ndodhur disa ditë më parë, ku në kthesën e fshatit Bodar, Përmet, për motive të dobëta E.M, 39 vjeç, banues në Përmet ka tentuar të vras me armë zjarri J.H, 30 vjeç, banues në Përmet.
Për këtë ngjarje, policia ka ndaluar Geraldo Caushdelo, pasi akuzohet për mos kallëzim krimi.
Policia thotë se ka shpallur në kërkim:
E.M, 39 vjeç,(autori),banues në Përmet, për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur ne tentativë” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
E.M, 27 vjeç (vëllai i autorit), për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës.
Gjithashtu u bë sekuestrimi i mjetit tip “Subaru”, me targa YHX 4666, (mjeti i autorit).
Nga ana e Policisë po punohet për kapjen e të shpallurve në kërkim.