Tentohet të grabitet një shtëpi në Dropull, arrestohet 49-vjeçari

Një 49-vjeçar nga Delvina është arrestuar pasi ka tentuar të vjedhë banesën e një të moshuari në Dropull. Policia e Gjirokastrës thotë se në pranga u vu Zija Çollaku “Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka tentuar të kryej vjedhje në banesën e shtetasit K.M, 79 vjeç banues në fshatin Kakavie, Bashkia Dropull”, tha policia. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi u referuan në Prokurorinë pranë Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.