Tentohet të grabitet një shtëpi në Gjirokastër, hajduti i maskuar largohet pas ulërimave

Rreth orës 02:00 të kësaj të enjte një person i maskuar ka tentuar të grabisë një banesë në lagjen numër 5 në qytetin e Gjirokastrës.

Duke përfituar nga errësira e natës grabitësi ka hyrë i maskuar në banesën e 60-vjeçarit Namik Muho dhe është drejtuar për tek dhoma e gjumit me qëllim që të vjedhë para.

E zonja e shtëpisë ka dëgjuar zhurmën dhe ka filluar të ulërasë, në këtë momenti grabitësi që ende nuk është identifikuar u largua me shpejtësi nga banesa.