Tentohet të grabitet një shtëpi në Terihat, policia arreston autorët

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar tre shtetas algjerian pasi tentuan të vjedhin një banesë, në Dropull të Gjirokastrës.

Në pranga kanë rënë shtetasit:K.A, 18 vjeç, N.B, 27 vjeç dhe S.Sh, 24 vjeç banues në Algjeri.

Mësohet se në bashkëpunim me njeri tjetrin, ata kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetasit J.R, banues në fshatin Terihat, Bashkia Dropull.

Materialet në ngarkim të këtyre shetasve i kaluan Prokurorisë  Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.