Tentoi të korruptonte policin me 10 €, arrestohet në Kakavijë 29-vjeçari

Specialistët e Seksionit Kundër Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin :

•  Gentjan Vasku, 29 vjeç,  banues në Durrës.

Arrestimi i këtij shtetasi u krye pasi:

Ky shtetas është paraqitur në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Kakavije dhe në momentin e dhënies së pashaportës punonjësit të policisë,   G.Vasku ka futur në brendësi të pasaportës 10 € (dy kartomedha nga 5 €).

I arrestuari ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë Kufitare me qëllim që ky shtetas të mos regjistrohej në Sistemin TIMS.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër veprime të mëtejshme për veprën penale”Korrupsioni aktiv I personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar në nenin 244 të Kodit Penal.