Tentoi të lidhte energjinë elektrike tek shtylla, vdes i moshuari nga Dropulli (Emri)

Tentoi të lidhte energjinë elekrike në mënyrë të paligjshme, por gjen vdekjen.

Ngjarja e rëdnë ka ndodhur sot në Dropull. Burime të ArgjiroLajm.net thonë se viktima është shtetasi Vangjel Beka, rreth 70 vjec, nga fshati Llongo.

Ai u ngjit me shkallë në një shtyllë të tensionit, por nga pakujdesi dhe padija, ra në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Policia mbërriti në vendin e ngjarjes për të kryer hetimet e rastiti.

/ArgjiroLajm.net/