Tentoi të mashtronte policët me pasaportë të falsifikuar, arrestohet një 42-vjeçar në Kakavijë

Kufiri-i-KakaviseNga Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije është bërë arrestimi në flagrancë i shtëtasit Vladimir Memaj, 42 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas u arrestua pasi në datë 19.01.2016 në Pikën Kufitare Kakavije, në hyrje nga Greqia për në Shqipëri, është parqitur me një pasaportë të falsifikuar.

Ky shtetas i ka paraqitur punonjësit të Policisë Kufitare dokumentat pasaportë biometrike me nr. BJ 1620469 dhe me kartë  identiteti me nr. Personal 170821047M, me emër Valter Hoxhaj dhe me fotografi të Vladimir Memaj, të tijën, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

Materialet i kaluan i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër  për veprën penale ‘’Falsifikim i passaportës dhe i letërnjoftimit’’  të parashikuara nga nenet 189 dhe 190 i Kodit Penal.