Tentoi te perdhunonte gruan me aftesi te kufizuar, arrestohet i riu nga Permeti

largea_perdhunimi1384079671Nën akuzën e marrëdhënieve seksuale me dhunë të mbetur në tentativë, me persona të pazotë për tu mbrojtur, një i ri nga Përmeti ka përfunduar në prangat e policisë.

26 vjeçari F.B., nga komuna Ballaban e Përmetit, është arrestuar pas kallëzimit të bërë nga bashkëfshatarja e tij M.J., 34 vjeç, me aftësi të kufizuara.

Gruaja ka deklaruar se i riu e ka goditur me grushta dhe sende të forta duke i shkaktuar dëmtime trupore, ndërsa më tej ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë, por s’ka mundur. Nga ana e uniformave blu vijojnë hetimet për të hedhur dritë mbi këtë ngjarje.

Libohova Online