Tepelenë, policia nis fushatën sensibilizuese kundër kanabisit

24c8c7c5-f58c-499c-8008-8c98ddd1c715Drejtues të njësive vendore në Tepelenë dhe strukturave policore kanë organizuar diten e sotme një takim të përbashkët me kryefjalë kultivimin e kanabisit. Kryebashkiaku Tërmet Peçi ka kërkuar nga administratorët e ish- komunave evidentimin e parcelave duke parashtruar edhe detyrimet ligjore lidhur me këtë fenomen, detyrime që çojnë para përgjegjësisë ligjore edhe vetë kryetarët e fshatrave dhe administratorët e zonës.

Ndërsa drejtori i Drejtorisë Së Qarkut Gjirokastër Arianit Arapi ka pohuar se uniformat blu kanë informacione se persona me precedent kriminalë po tentojnë kultivimin e kanabisit. Ai ka kërkuar bashkëpunimin e kryetarëve të fshatrave për evidentimin e personave përgjegjës që në shumicën e rasteve kultivojnë kanabis në toka pa pronar.

Deri 6 muaj më parë rrethi i Tepelenës renditej si një tjetër zonë e nxehtë e kultivimit të kanabisit pas Lazaratit ku më problematike ka qenë zona e Kurveleshit. Aktualisht, pohohet nga përfaqësuesit e policisë se në këtë zonë situata është nën kontroll dhe nën monitorimin e uniformave blu që po analizon çdo informacion për kultivim të kanabisit edhe pse zerat per kultivim kolektiv ne zonat malore te ketij rrethi jane perhere e me shume.

fc5d66ea-7ee3-416a-8d1c-ed09fc43f7b5