“The Sun”: Njihuni me shqiptarin e fiksuar pas markës “Versace”
Tabloidi britanik “The Sun” i ka dedikuar një artikull një shitësi makinash shqiptar. Ai quhet Shenki Maslani, është 30-vjeç dhe jeton në Maqedoni. Arsyeja pse i riu shqiptar ka tërhequr vëmendjen e prestigjiozes britanike është pasioni i tij për firmën e famshme, Versace. Gjithçka që zotëron 30 vjeçari mban firmën e Versaces.
Shenki në një intervistë per mediat vendase ka treguar për pasionin dhe fiksimin e tij. “Që prej vitit 2009 jam i fiksuar pas Versaces. Sapo bleva gjënë e parë Versace nuk dija të ndaloja më, çdo gjë në shtëpinë time ka kokën e famshme, simbol i firmës italiane. Unazat dhe aksesorët e mi po ashtu janë Versace. Nga dyshemeja e banjës tek çarçafët, apo në kuzhinë madje deri të makinat e mia, çdo gjë mban firmën e Versaces”- ka thënë 30-vjeçari. Siç e shihni dhe në foto, Shenki bën një jetë tepër luksoze.