Themelohet SME Albania, Instituti Shqiptar i Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme

Në Tiranë është prezantuar SME ALBANIA, një strukturë e cila ofron një platformë edukimi dhe trajnimi, që furnizon me njohuri e informacion dhe mbështet sipërmarrësit në arritjen e sukseseve në aktivitetet e tyre.

Asetila Koestinger, eksperte e SME Albania tha se ky Institut ofron një platformë edukimi dhe trajnimi, që furnizon me njohuri e informacion e që mbështet sipërmarrësit në arritjen e sukseseve në aktivitetet e tyre. “Do të doja të shikoja sa më shumë produkte e shërbime shqiptare, jo vetëm në vendet fqinje, por edhe supermarketet e vendeve më të largëta.

Ndërsa, Brunilda Paskali, nënkryetare e Bashkisë së Tiranës tha se SME është një hallkë që i mungon skenës së sipërmarrjes shqiptare, e cila do të ofrojë të gjithë informacionin e shërbimet e nevojshme për sipërmarrrësit.

Sipërmarrjet, janë rezultat i ambicies së sipërmarrësit për të krijuar diçka të re: kjo ambicie transformohet në një ide dhe më pas, ideja kthehet në produkt apo shërbim.

Shumë pak nga sipërmarrjet, kryesisht të vogla, arrijnë të rriten dhe të kalojnë në nivelin tjetër. Sipërmarrësit e vegjël dhe të mesëm në sektorët e manifakturës dhe shërbimeve kanë nevojë për edukim, njohuri, konsulencë dhe trajnime për përmirësimin dhe rritjen e aftësive të tyre.

Njohuritë, konsulenca dhe informacioni i duhur i mbështet ata në ndjekjen e aktiviteteve të përditshme që rrisin biznesin dhe fuqizojnë ndërmarrjen duke e bërë një konkurrente të denjë në tregun lokal, rajonal e ndërkombëtar. Sipërmarrësit janë gjithmonë të gatshëm të përballen me sfida të reja dhe të mësojnë nga segmente të ndryshme.

Ky Institut do ti ofrojë mundësi sipërmarrësve të mësojnë dhe të njihen me praktika e koncepte të reja gjatë drejtimit të bizneseve të tyre, në mënyrë që të kenë mundësi të adresojnë problematikat, që lindin në sektorët dhe bizneset përkatëse.

Do të zhvillohen mekanizma mbështetjeje dhe programe të reja të zhvillimit të biznesit që ndihmojnë sipërmarrësit aktualë dhe të ardhshëm në rritjen e biznesit të tyre he zhvillimin e kapaciteteve. Sipërmarrësit e vegjël dhe të mesëm kanë nevojë të rrisin njohuritë e tyre vazhdimisht lidhur me mundësitë në Shqipëri dhe në tregjet ndërkombëtare, zhvillimet në sektorët përkatës, menaxhimin financiar dhe formulimin e strategjive që rrisin shitjet dhe fitimet.

Krahas programeve të trajnimit dhe seminareve, Instituti SME Albania do të zhvillojë takime midis sipërmarrësve në sektorin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme dhe zyrtarëve të lartë në sektorin publik, si ministri të linjës, ambasadat e huaja në Shqipëri, si dhe ekspertë në fusha të ndryshme.
Një rëndësi e veçantë do ti jepet sipërmarrjeve Start-up dhe gruas sipërmarrëse.

Aktivitetet kryesore të Institutit do të përfshijnë ndër të tjera mbështetje në draftimin e projekt-propozimeve (projekte të BE-së dhe donatorëve të tjerë), mbështetje për aplikime në programe të BE-së, etj