Thertoret në Gjirokastër nuk plotësojnë kriteret, mbyllen dy njësi [VIDEO]

29_10_12_62209_therrja2Thertoret e Qarkut Gjirokastër nuk plotësojnë standardet e duhura. Pohimi vjen nga specialistët e AKU-së, sipas të cilëve thertoret janë në kushte optimale, por ende larg parametrave të kërkuara.

Vasil Qurku, përgjegjës i sigurisë ushqimore në AKU Gjirokastër, shton se pavarësisht se këto thertore janë private dhe jo shtetërore, nga ana e këtij institucioni është këmbëngulur për plotësimin e kushteve, duke lënë edhe aktkontrollet e plotësuara për përmirësim.
Vasil Qurku:“Në qyetin e Tepelenës gjatë këtyre kontrolleve ne mbyllëm dy dyqane mishi për mungesë të regjistrimit, njëkohësisht u bllokuan dhe 65 kg mish vici i cili tregtohej në dyqane pa vulën e autoritetit veterinary përkatës. Në pikën e therjes së qytetit të Tepelenës ne kemi mangësi goxha të theksuara”.

Gjatë kontrolleve të ushtruara së fundmi në njësitë e therjes dhe tregëtimit të mishit në Qarkun Gjirokastër, janë sekuestruar rreth 65 kg mish të pavulosur nga veterineri si dhe janë mbyllur 2 njësi të tregëtimit të mishit për mosplotësim kushtesh në qytetin e Tepelenës.

Në këtë qark ushtrojnë aktivitetin e vet 32 njësi tregëtimi dhe 4 pika therjeje, prej të cilave vetëm një pikë therjeje në qytetin e Përmetit është brenda të gjitha parametrave bashkëkohore.