Thirrja e gazetarëve britanikë: Mos ndërtoni HEC në Zagori (VIDEO)

Një grup gazetarësh britanikë kanë shprehur solidaritetin e tyre lidhur me ndërtimin e Hec-eve në rrjedhat e lumenjve. Përmes një mini-dokumentari kushtuar luginave në Vjosë, Osum dhe Zagorie, gazetarët përcjellin shqetësimin e banorëve mbi këto projekte.

Sipas specialistëve, implementimi i këtyre hidrocentraleve do të rezultonte shkatërimtar për biodiversitetin në këto zona. Ndërkohë, i rezikuar eshtë edhe lumi “Vjosa” i cili konsiderohet si një nga lumenjtë e fundit të egër në Evropë. Këto ndërtime kundërshtohen nga mjaft grupime mjedisore që kanë kërkuar nga qeveria “Rama” anulimin e projekteve.