Titujt për Eni Çobanin dhe Saimir Kumbaron, ja emrat që i propozuan

 Titujt për Eni Çobanin dhe Saimir Kumbaron, ja emrat që i propozuan

eni-cobaniSikunder u njoftua me heret, ne 23 gusht Bashkia Libohove nderon me titullin “Qytetar Nderi” juristen Eni Cobani dhe regjizorin Saimir Kumbaro. Ne nje postim ne rrjetin social Facebook kur bashkia njoftoi dhenien e ketyre titujve, shkruante se keto emra u “propozuan nga nje grup intelektualesh dhe qytetaresh libohovite”.

U interesuam zyrtarisht per te mesuar emrat e tyre dhe rezulton se propozuesit jane: Adil Xhelili, Altin Como, Bexhet Cobani, Arben Isufati, Vladimir Hide, Ferdi Sinani, Qazim Zaimi, Lumturi Bejleri, Eduart Tosuni, Vjollca Idrizi, Erena Cobani, Dervish Caushi, Arben Brinja, Alma Hebaj, Mursin Xhaxho, Besnik Ismailati, Shoqata kulturore “Agimi” dega Libohove, shoqata atdhetare “Avni Rustemi” dega Libohove, etj.

Nderkohe qe sa i perket motivacionit per akordimin e ketyre titujve, mesojme se per juristen Eni Cobani jepet titulli “Qytetar Nderi” i Libohoves me motivacionin “Juriste e shquar me origjine libohovite. Per vlera dhe kontribute te vecanta ne fushen humane dhe sociale”.

Kurse per Saimir Kumbaron, titulli jepet me motivacionin “Per veprimtari dhe kontribut te shquar ne artin skenik, perjetesuesi vlerave unikale te Libohoves dhe libohoviteve ne celuloid si dhe regjizor i shquar i kinematografise kombetare”. Ceremonia per dhenien e ketyre titujve do te organizohet mbremjen e 23 gushtit, date qe perkon edhe me festen tradicionale te Libohoves.

Libohova Online