Tjetër goditje për LSI-në në Gjirokastër, pritet shkarkimi i drejtorëve të tjerë

Shkarkimet në administratën publike në Gjirokastër në radhën e drejtuesve të LSI-së, të cilët janë përfshirë në fushatën elektorale pritet të vazhdojnë edhe javën e ardhshme.

Burime të Libohova Online thonë se ditën e hënë do të ketë një tjetër shkarkim të një drejtuesi të LSI-së në administratën shtetërore.

Gjatë ditës së sotme u shkarkuar drejtori i spitalit, Krenar Kulla, i cili mban gjithashtu edhe postin e kreut të LSI-së për Gjirokastrën.

Nga ana tjetër flitet edhe për shkarkim të drejtorit të spitalit në Përmet, po nga radhët e LSI-së. Pas ardhjes në koalicion me PS-së në vitin 2013, LSI mori rreth 80% të drejtorive në Gjirokastër.

Ndër to përmendim Drejtorinë e Bujqësisë, Drejtorinë e Sigurimeve Shoqërore, ISKSH-në, Pyjet, Bordin e Kullimit etj. Mbetet për t’u parë se cili nga drejtorët e ka radhën për t’u shkarkuar në fillim të javës.

/Libohova Online/