Tjetër investim i rëndësishëm, çelet fondi për rrugën Kthesa e Libohovës- Ura e Suhës

Qeveria ka adresuar fonde të konsiderueshme për të ndërmarrë investime në rehabilitimin e rrugeve rurale, nga veriu deri ne jug të vendit.

Sipas vendimit të fundit të Keshillit të Ministrave, që ka hyrë menjëherë në fuqi, fondi prej 1.999.217.537 lekë do t’i  akordohet bashkive për financimin e projekteve për rrugët rurale.

Në qarkun e Gjirokastrës përfiton Bashkia Gjirokastër, rrugën Dhoksat-Qesorat, Bashkia Libohovë, rrugën Kthesa e Libohovës-Ura e Suhës (loti i parë), Bashkia Tepelenë, rruga Dragot-Pasarelë, Bashkia Këlcyrë, rruga Sukë-Zhepovë dhe Bashkia Përmet, rruga e fshatit Pëllumbar dhe ndërtimi i urës së re.