Tjeter kanabis ne Tepelene, arrestohet 57-vjecari

kanabis10Policia e Tepelenës ka vënë në pranga një person, nën akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike. Gjatë aksionit antikanabis në Tepelenë në një parcelë të hapur rishtaz u zbuluan 130 rrënjë kanabis sativa, si dhe u vu në pranga personi që i kultivonte. I arrestuari është 57 vjeçari Pajtim Kanani nga fshati Damës i Tepelenës.

Kanani u vu në pranga, pasi në vendin e quajtur “Moçalet e Kananit” në luginën e përroit të fshatit Damës në pronësi për përdorim kullote prej tij, u gjetën të kultivuara bimët narkotike të cilat kapnin një gjatësi prej dy metrash.Nga ana e uniformave blu kanabisi u asgjësua nëpërmjet djegies

Libohova Online