Tjetër ndryshim në hartë, Libohova me 3 komuna më pak

IMG_20140904_120143Ne faqen ceshtjevendore.gov.al eshte publikuar harta e Shqiperise me 61 bashki te krijuara pas miratimit ne Kuvend te reformes territoriale. Ajo qe bie ne sy eshte se ne kete harte Bashkia Libohove figuron vetem me Komunen Qender-Libohove dhe Komunen Zagori. Pra, bashkise ekzistuese i shtohen vetem 2 komuna nga 5 te tilla qe u percaktua ne fillim. Keshtu, s’do te jene pjese e Libohoves komunat, Lunxheri, Odrie dhe Antigone. Nuk dihet mbi c’baza eshte marre ky vendim, por nderkohe s’ka kaluar pa reagimin e bashkise ekzistuese.

Permes nje postimi ne Facebook, Bashkia Libohove e konsideron njesine e re si nje prej me te voglave ne Shqiperi. Keshu, thuhet se nga kjo ndarje “Bashkia Libohove perfundimisht nuk paska perfituar asgje”, por, vijon postimi, “jane perpjekur ta izolojne ne nje rreth te mbyllur”. Faktikisht ceshtja e ndarjes se re territoriale, te pakten per Libohoven, pati shume ndryshime brenda nje kohe te shkurter. Here iu hoqen komunat Lunxheri e Odrie dhe here iu shtuan. Per komunen Antigone ishte thuajse e sigurt qe do i bashkohej Libohoves, por nga harta ku tregohet “Shqiperia e Re”, nuk rezulton keshtu.

Ndryshime ne qendrime ka dhe nga Bashkia Libohove.Nese fillimisht kerkohej mevetesia, domethene ekzistenca si bashki me vete sic edhe ka qene, sot ka nje “oreks” per me shume territore, per me shume komuna “nen sqetullen” e Bashkise Libohove, jo me kot thuhet se nga ndarja e re Libohova “perfundimisht nuk ka perfituar asgje”. Por pse te mos shihet gota gjysme plot. Libohova nga ndarja e re perfitoi ate qe ka dashur, ate qe ka kerkuar kjo bashki qe ne krye te heres, ekzistencen si njesi me vete dhe jo shkrirjen brenda Bashkise Gjirokaster.

Sigurisht qe do te ishte shume here me mire nese edhe Lunxheria, Antigonea dhe Odria do te ishin pjese e Libohoves sepse kishte me shume territor, me shume resurse. Por mesa duket gjerat kane levizur “nen-rogoz”, ne funksion te krijimit te nje bashkie super te madhe, sic eshte ajo e Gjirokastres. Per t’u rikthyer edhe njehere te reagimi ne Facebook i Bashkise Libohove, ka nje detaj interesant qe bie ne sy. Aty flitet per “shance rimekembjeje” te Libohoves, c’ka tregon se te pakten pranohet gjendja e stanjacionit dhe nevoja emergjente qe ka zona, per me shume investime, per me shume sherbime publike.

Sidoqofte, cdo e keqe e ka dhe nje te mire. Tani Bashkia Libohove u “tkurr” me tre komuna me pak, rrjedhimisht gara per zgjedhjet lokale te pranveres behet me e lehte per kandidatet. Kane me pak zgjedhes, me pak fshatra per te shkelur…me pak para do shpenzojne ne fushate.