“Tradita Libohovite” 2017, ju mirëpresim më 12 Gusht

“Tradita Libohovite” 2017 do të organizohet më datë 12 gusht. Bashkia Libohovë ka publikuar një njoftim për këtë event të rëndësishëm.

“Bashkia Libohovë organizon festën e përvitshme “Tradita Libohovite”, më datë 12 Gusht, ora 19:00. Kjo festë është një ngjarje e rëndësishme për të gjithë libohovitët kudo jetojnë e punojnë, është një gëzim që duhet ta përjetojmë së bashku. Me këtë rast ju ftojmë të gjithëve të merrni pjesë në festime, të argëtohemi nën ritmin e muzikës popullore, të shijojmë gatimet tradicionale, si dhe të takohemi me miq e shokë, të cilët rikthehen në Libohovë enkas për këtë festë. Mikpritja dhe bujaria libohovite janë kryefjala e kësaj feste. Ju mirëprësim!, thuhet në njoftimin e Bashkisë Libohovë.

/Libohova Online/