Trafikanti largohet në errësirë, policia e Kakavijës gjen çantën me 4 kg kanabis

Në datë 01.02.2017, rreth orës 21:30, punonjësit e Policisë Kufitare Kakavije gjatë kryerjes së shërbimit në kufirin jeshil, duke vrojtuar me kamer termike  kanë konstatuar një person që po ecte në drejtim të Piramidës 28.

Menjëherë Shërbimet e Policisë Kufitare janë vënë në ndjekje të këtij personi.

Por personi porsa ka diktuar se po e ndiqte policia  ka braktisur cantën, në të cilën kishte lëndë narkotike dhe është larguar duke përfituar nga errësira dhe terreni i thyer.

Nga kontrollit i çantës u gjeten  3 (tre) pako me lëndë të dyshuar narkotike si ajo e llojit Canabis Sattiva, e cila pas peshimit rezultoi me peshë totale rreth  4 kg

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit të kësaj ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë për hetim të mëtejshëm, për veprën penale “Trafikim të narkotikëve” parashikuara nga neni 283/a  i Kodit Penal.