Trafikonin heroinë drejt Greqisë, arrestohen dy persona në Kakavijë

heroine-makine-1Dy persona janë vënë pranga pasi gjatë kontrollit të mjetit të tyre në doganën e Kakavijës u është gjetur një sasi heroine.

Siç bëhet e ditur nga burime zyrtare të Policisë së Shtetit, ditën e sotme në Pikën e Kalimit Kufitar të Kakavijës gjatë kontrollit të personave, ka shkuar edhe Luan Bakiaj, 57 vjeç,  nga Fieri, me mjetin e tij tip Volksvagen me targë FR 7297 C, si dhe pasagjeri Mandi Arapi, 33 vjeç nga Vlora, të cilët pasi kryen rregjistrimin e dokumentave, automjeti u kalua për kontroll të detajuar te ura ngritëse për kontroll për lëndë narkotike.

Gjatë kontrollit të automjetit në ambientet e brëndshme është konstatuar se në pjesën e shasisë në brendësi, poshtë sediles së shoferit është gjetur një pako e mbeshtjellë me plastmas të zi, për të cilën u dyshua se është lëndë narkotike, ku pas peshimit rezultoi se pesha e saktë ishte 550 Gramë lëndë narkotike e dyshuar heroinë.

Oficerët e antidrogës së Gjirokastrës, kanë bërë shoqërimin e dy personave për hetime të tjera.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore është arrestimi në flgarancë i dy personave Bakiajt dhe Arapi për veprën penale “trafik ndërkombëtar i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Materialet në ngarkim të tyre i kanë kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Tiranë.

heroine-makine-2heroine-makine-3heroine-makine-4heroine-makine-5