Trafiku i drogës, Basha akuzon drejtorin e Policisë në Gjirokastër

policet_0Lulzim Basha akuzoi sot dy drejtorë të policisë, se janë vënë në shërbim të trafikantëve të drogës. Kreu i PD përmendi emrin e Arjanit Arapit dhe Ajet Zyberit, drejtuesit e policisë së Korçës dhe Gjirokastrës, që sipas tij janë edhe miq të kryeministrit Edi Rama. Të dy janë përmendur në raportet e shërbimeve të huaja, si të përfshirë në trafikun e narkotikëve, tha Basha.   

“Kemi fakte të dokumentuara nga partnerët për faktin se dy drejtorë të policisë në Korçë dhe Gjirokastër janë të implikuar drejtpërdrejt në trafikun e drogës.

Arjanit Arapi dhe Ajet Zyberi janë dokumentuar përsëri nga partnerët si shërbëtorë të krerëve të trafikut të drogës, si njerëz në dispozicion të biznsmenëve të hashashit, miq për kokë të Edi Ramës. Era shtet është kjo? Kjo është era e kalbëzimit të shtetit. Kjo është era e rënies së shtetit në duart e mafias”, tha kreu i demokratëve.