Trafiku i drogës, PD akuzon drejtorin e Policisë Gjirokastër

policia-gjirokaster_dielli.al_Partia Demokratike vijon me akuzat ndaj Policisë së Shtetit për përfshirje në trafikun e drogës.

Sot përmes një deklarate për mediat, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka, listoi disa drejtues të policisë, që sipas opozitës janë të lidhur me trafikun e lëndëve narkotike.

Mes tyre Paloka përmendi edhe emrin e drejtorit të Policisë në Gjirokastër.

“Aranit Arapi, Drejtor i Qarkut të Gjirokastrës, vegla qorre e Ramës, gardiani besnik i plantacioneve dhe hambarit të madh të drogës që shtrihet në gjithë zonën, vecanërisht në vendlindjen e ministrit të brendshëm”, tha Paloka.

Qarku i Gjirokastrës është një ndër më problematikët në kultivimin e bimëve narkotike. Edhe pse Lazarati u hoq nga harta e drogës falë një operacioni të suksesshëm të policisë, kultivimi vijon kryesisht ë zonat malore të Tepelenës dhe Gjirokastrës.