“Traku Fest” në Gjirokastër, një festival nga agimi në agim

10305608_598845010233552_6219491686831512380_nDita e fundit e muajit korrik dhe dy ditët e para të gushtit rezervojnë për Gjirokastrën një event tjetër të rëndësishëm, një festival-festë të madhe të promovimit të vlerave e traditave të bukura shqiptare dhe sigurisht të muzikës së mirë.

“Traku Fest” nis më 31 korrik dhe përfundon në datën 2 gusht. Tre ditë ku do të ofrohen një numër shumë i madh aktivitetesh si konferenca akademike, festime tradicionale, koncerte me grupe të njohura, dokumentarë, gatime tradicionale, udhëtime etj etj.

Festivali i Trashëgimisë Kulturore është një ngjarje e rëndësishme për Gjirokastrën dhe gjithë qarkun, pasi vjen edhe në një moment të rëndësishëm, që përkon me kulmin e sezonit turistik. Qëllimi i këtij eventi është të promovojë Gjirokastrën si një qytet me vlera të jashtëzakonshme historike e kulturore.

 

 

Libohova Online