Transformimi i qendrës shëndetësore, Nardi Hide: Ata që sot çirren në emër të Libohovës kur e patën mundësinë nuk i thanë punës mbarë (VIDEO)

Kandidati i PS-së për Bashkinë Libohovë, Leonard Hide, ka publikuar një video që tregon rikonstruksionin e qendrës shëndetësore Libohovë. Ai thotë se kjo është një tjetër punë që flet vetë.

Qendra Shëndetësore e Libohovës është një tjetër punë që flet vetë, një provë domethënëse e vëmendjes që s’ka munguar e s’do mungojë për Libohovën. Ambientet që gjetëm mund të quheshin gjithçka tjetër, por jo një vend ku shkoje për të marrë shëbim mjekësor. Si investimi në këtë qendër ka plot punë të tjera që janë kryer përgjatë këtyre viteve. Nuk janë bërë dot aq sa ne do të donim dhe aq sa janë realisht nevojat, por më thoni ju kush tjetër në të kaluarën ka bërë kaq shumë për Libohovën?! Askush! Ata njëherë që sot çirren në emër të Libohovës dhe kërkojnë të marrin bashkinë, kur e patën mundësinë nuk i thanë kurrë punës mbarë. Janë po të njëjtët personazhe, thjesht kësaj radhe kanë ndryshuar vendin. Por Libohova s’mund të jetë peng i tyre, ne duhet të shkojmë përpara me Partinë Socialiste dhe skuadrën time fituese për të nisur një Projekt të Ri.