Transportonin kanabis, 4 të arrestuar në Kakavijë
Në kuadër të parandalimit dhe goditjes së trafikut të lëndëve narkotike, evidentohet një tjetër rast konkretisht në Kakavijë, ku janë sekuestruar 21 kilogramë lëndë e dyshuar Cannabis Sattiva.
Në orët e para të mëngjezit në afërsi të Piramidës 28, punonjësit e policisë kufitare që kryenin patrullim në vijën e gjelbër konstatuan katër persona, të cilët nxorrën dy çanta krahu nga automjeti tip “Wolsvagen”, me targa YXB 2403 ku dyshohej se ishin të mbushura me lëndë narkotike.
Nga specialistët e Seksionit Kundër Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :
Fatos Agaçi , 36-vjeç, banues në Suk 1, Fier.
Andrea Cjapi , 24-vjeç, banues në Suk 1, Fier.
Frederik Hyrija , 21-vjeç, banues në Suk 1, Fier.
Krenar Llanaj , 30-vjeç, banues në Cakran, Fier.
Mbi të ndaluarit rëndon vepra penale “Trafikim i lëndëve narkotike i kryer në bashkëpunim “.