Transportonte klandestinë, arrestohet në Kordhocë i riu nga Gjirokastra

Nga Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me forcat e posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të klandestinëve nga vendet e treta, që hyjnë në territorin shqipëtar në mënyrë të paligjshme, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit  B.M 21 vjeç, banues në Gjirokastër.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në aksin rrugor Gjirokastër–Kakavie, në vendin e quajtur Kordhocë, u kap në flagrancë duke transportuar me automjetin tip “Mercedes-Benz”, me targa AA 268 AL, tre shtetas të huaj nga vendet MENA.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, neni 298 i Kodit Penal.