Transportonte refugjatë me makinë, arrestohet i riu nga Gjirokastra

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një tê ri të përfshirë në trafikun e klandestinëve. Ai është Enea Mevlani, 21 vjeç, lindur dhe banues në Gjirokastër.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi me datë 12.06.2018, pas informacioneve të mara në rrugë operative ky shtetas po transportonte me automjetin e tij, me targa AA 915 NA pesë shtetas të huaj nga Pakistani.

Ky shtetas fillimisht ka kundështuar urdhërin e punonjësve të policisë për të ndaluar por më pas është kapur nga shërbimet e Policisë pranë DVP Gjirokastër.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprën penale të parashikuar nga nenet 242 dhe 298/2 të Kodit Penal.