Tre gjykatësit dhe një prokuror i Gjirokastrës në listën e ‘vettingut’

Janë 36 gjyqtarë e prokurorë, mes të cilëve edhe drejtues gjykatash e prokurorish, që do t’i nënshtrohen procesit të vettingut, pas shortit të hedhur së fundmi në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Mes këtyre emrave ka edhe njerëz të gjyqësorit në Gjirokastër. Ata janë: Enton Dhimitri – Gjykata e Apelit Gjirokastër Kandidat për KED, Dritan Banushi – Kryetar i Gjykatës së Apelit Civil Gjirokastër, Alfred Agolli – Drejtues, Prokuroria e Apelit Gjirokastër, Albina Lako (Spahaj) – Kryetare e Gjykatës së Rrethit Gjirokastër.