Tre kandidatë për postin e drejtorit të spitalit Gjirokastër. Fituesi i paracaktuar?

Tre janë kandidatët për drejtorë të spitalit rajonal ‘Omer Nishani’ në Gjirokastër; ekonomisti Alfred Bita, inxhinieri Fadil Bojo dhe mjeku Miri Mahilaj.

Ata janë tenstuar sot me shkrim në konkursin e hapur nga Ministria e Shëndetësisë. Më pas konkurrimi vazhdon me një komision ‘Ad-Hoc’ të përbërë nga ekspertë të shëndetësisë dhe menaxhimit në Shqipëri, si dhe ekspertë ndërkombëtarë të menaxhimit spitalor.

Sidoqoftë gara ngjan të jetë thjesht formale pasi në një farë mënyre fituesi është i paracaktuar, të paktën për Gjirokastrën, ku Miri Mahilaj është më i favorizuar për shkak edhe të profilit të tij si mjek.

Dy kandidatët e tjerë, duket se kanë hyrë kot sa për të legjitimuar zgjedhjen e Mahilajt. Megjithatë mbetet për t’u parë deri në funnd se kush do të jetë drejtuesi i ri.

© ArgjiroLajm.net