Tre të arrestuar në Gjirokastër, i jepnin mjeteve pa leje drejtimi

Policia-GjirokasterNga ana e efektivave të Seksionit të Policisë Rrugore të Komisariatit të Policisë Gjirokastër është bërë arrestimi në flagrancë i këtyre shtetasve:  

  • Erjon Basha,26 vjeç, banues në fshatin Topollare,Gjirokastër. Arrestimi I tij u bë pasi:

Më datë 01.09.2015,rreth orës 20.00, u kap në lagjen “18 Shtatori”,Gjirokastër, duke drejtuar pa leje drejtimi motoçikletën,tip “Suzuki”, me targë GJ 037A.

  • Agron Hyka,37 vjeç, banues në fshatin Topollare,Gjirokastër. Arrestimi i tij u bë pasi:

Rreth orës 20.20, u kap në lagjen “18 Shtatori”,Gjirokastër, duke drejtuar pa leje drejtimi motoçikletën,tip”Honda”, pa targa.

  • Lato Tocka,30 vjeç,banues në Gjirokastër. Arrestimi i tij u bë pasi:

Rreth orës 02:30,në Pikën e Kontrollit “Bocaj”,në lagjen “SMT”,Gjirokastër,u kap duke drejtuar mjetin tip “Renault Clio”me targë AA 855 JM pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale të parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.